SHESH I BARDHË

Shesh i bardhë është një verë e prodhur nga varieteti autokton i rrushit me të njëjtin emër, me origjinë dhe e lokalizuar më së shumti në zonën e Shqipërisë Qëndrore, fshatrat Sauqet, Shesh, Pinet dhe Eminas aty ku jep maksimumin e cilësisë së tij.

Shesh i Bardhë është një verë brilante, me ngjyrë ari, trup të plotë, shije të mirë dhe e pasur me kripëra minerale falë terrenit shtufor me prejardhje vullkanike. Një verë tejet elegante dhe e ekuilibruar, e përshtatshme për t’u shoqëruar me gatime peshku, mishi të bardhë, djathëra të freskët dhe pikant.