SHESH I ZI

Shesh i Zi është një verë e kuqe, prodhuar nga varieteti autokton i rrushit me të njëjtin emër, lindur mbi kodrat e luginës së Erzenit, pranë fshatrave të komunës Ndroq e Shijak. Në mikrozonën e tij Eminas i Vogël, Sauqet, Shesh dhe Pinet, ky varietet jep maksimumin e tij, duke përftuar një verë mjaft cilësore, të qëndrueshme, me trup të plotë, e shprehur dhe e larmishme në aroma.

Pas fermentimit alkolik në vaska inoksi, Sheshi i Zi përsoset në fuçi lisi Francez nga 6 muaj deri në një vit. Pas përsosjes kjo verë e stabilizuar është gati për tryezat tuaja, e përshtatshme për t’u shoqëruar me gatime tradicionale të pulës, viçit, mishra gjahu dhe djathëra të stazhionuar.