SHESH I BARDHË

Shesh i bardhë është një verë e prodhur nga varieteti autokton i rrushit me të njëjtin emër, me origjinë dhe e lokalizuar më së shumti në zonën e Shqipërisë Qëndrore, fshatrat Sauqet, Shesh, Pinet dhe Eminas aty ku jep maksimumin e cilësisë së tij.

Shesh i Bardhë është një verë brilante, me ngjyrë ari, trup të plotë, shije të mirë dhe e pasur me kripëra minerale falë terrenit shtufor me prejardhje vullkanike. Një verë tejet elegante dhe e ekuilibruar, e përshtatshme për t’u shoqëruar me gatime peshku, mishi të bardhë, djathëra të freskët dhe pikant.

 

SHESH I ZI

Shesh i Zi është një verë e kuqe, prodhuar nga varieteti autokton i rrushit me të njëjtin emër, lindur mbi kodrat e luginës së Erzenit, pranë fshatrave të komunës Ndroq e Shijak. Në mikrozonën e tij Eminas i Vogël, Sauqet, Shesh dhe Pinet, ky varietet jep maksimumin e tij, duke përftuar një verë mjaft cilësore, të qëndrueshme, me trup të plotë, e shprehur dhe e larmishme në aroma.

Pas fermentimit alkolik në vaska inoksi, Sheshi i Zi përsoset në fuçi lisi Francez nga 6 muaj deri në një vit. Pas përsosjes kjo verë e stabilizuar është gati për tryezat tuaja, e përshtatshme për t’u shoqëruar me gatime tradicionale të pulës, viçit, mishra gjahu dhe djathëra të stazhionuar.

 

SHËN MHILL

Shën Mhill është një verë klasike internacionale, e përftuar nga një përzierje e tre varieteve të mirënjohura të rrushit Cabernet Sauvignon, Petit Verdo dhe Merlot, fermentuar dhe snikëruar në mënyrë autonome në fuçi lisi në një periudhë nga 6 muaj deri në një vit.

Përzierja realizohet para botilimit sipas metodës Bordolese, mbas përsosjes në shishe për gjashtë muaj kjo verë e stabilizuar është gati për tryezat tuaja.

Këshillohet të konsumohet me gatime të mishit, shpendë të egër e djathë të stazhionuar.