KOKOMANI WINERY

Kantina Kokomani Vineyard ndodhet në zonën kodrinore të Shqipërisë qendrore, në fshatin Eminas i Vogël, në kufi me fshatin Shesh, nga ku ka origjinën varieteti i mirënjohur i rrushit Shesh. Ky varietet autokton, paraqitet dy llojësh:

Shesh i Bardhë e Shesh i Zi të cilët shquhen për prodhimin e verërave shumë cilësore dhe tepër të veçanta për aromën dhe shijen e tyre. Traditën e lashtë shqiptare në kultivimin e vreshtave dhe prodhimin e verës në këtë zonë, pronarët e kësaj kantine e kanë pasuruar falë eksperiencës së tyre 15 vjeçare në rajonin Toscana në Itali, pranë kantinave më prestigjioze të këtij rajoni.

Kantina prodhon tre lloje verërash tepër cilësore si nga përmbajtja ashtu dhe nga imazhi. Shesh i Bardhë, Shesh i Zi dhe Shën Mhill, kjo e fundit një verë klasike internacionale, përzierje bordolese e tre varieteteve të mirënjohura Cabërnet Sauvignon, Petit Verdo dhe Merlot.